Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Korrik 2022, 17:05

'Poston pak me Markun, ke frikë nga shtrigat?', Rudina Dembacaj e ka gati përgjigjen

Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit.

Një prej tyre i ka shkruar: Shumë pak poston me Markun…ke frikë nga shtrigat? Aktorja nuk e ka kursyer një përgjigje duke thënë se sipas saj poston tepër.

“Mua më duket sikur postoj tepër”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar dhe një foto pranë Markut.