
E ftuara e ditës së sotme në emisionin ‘Rudina’ ka qenë këngëtarja e njohur Manjola Nallbani e cila foli diçka më shumë për karrierën e saj dhe jetën personale.
Momenti më emocionues ka qenë kur stafi i emisionit kishte përgatitur një surprizë për këngëtaren, vëllain e saj Eraldi i cili i kishte realizuar një video përshëndetëse.
Në atë video shfaqësh Eraldi duke kënduar një këngë për dashurin motër e vëlla si dhe tregoi për dashurin e madhe që ai ka për motrën e tij.
Kjo surprizë e ka emocionuar dhe përlotur Manjolën dhe jo vetëm atë por edhe moderatoren e emisionit Rudinën e cila në disa sekuenca ka qarë.
“U emocionova shumë sepse Eraldi nuk është i këtyre gjërave“ ka treguar këngëtarja e përlotur.