Nga Shqipëria / E Premte 1 Korrik 2022, 15:03

Rama: Kanabisin do e legalizojmë, ndoshta edhe për përdorim personal

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bëhet legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ai ka shtuar se për këtë është konsultuar me shqiptarët, njëjtë sic do konsultohet nëse kanabisi duhet të legalizohet dhe për përdorim personal.

"Ajo që unë po them, që për legalizimin e kanabisit mjekësor ne jemi konsultuar me shqiptarët në këshillimin kombëtar. Legalizimi i kanabisit do bëhet. Do pyesim dhe a doni të legalizohet përdorimi personal i kanabisit apo duhet të vazhdojë të jetë krim që dënohet.

Do t’i pyesim, nëse do thonë po do e bëjmë sepse kemi një dilemë për këtë gjë. Po t’ju hap mendjen dhe zemrën jam i dyjëzuar në këtë pikë. Prandaj është këshillimi kombëtar. Amnistinë fiskale e njëjta gjë, shqiptarët kanë thënë masivisht po.

Nuk kemi pse hyjmë në këto spirale helmi, çdo gjë që bën njeriu ka të mirat dhe të metat, s’mund të rrimë pa bërë asgjë që mos të marrim baltë dhe akuza. Siç thoshte edhe Loro Boriçi: “Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”, është shprehur Rama.