Një nga trendet më në modë për këtë sezon dimëror është padyshim palltoja e famshme e quajtur arushë pellush (Teddy Bear Icon Coat) nga koleksioni Max Mara, që ka bërë për vete shumë gra të njohura të Hollywood-it.

Kjo pallto e materialit te lëkurës së deles është një pallto që quhet ikonë pasi ka katër vjet që është dizenjuar dhe ende nuk ka dal nga moda, e vazhdohet të vishet edhe sot.

E para që e ka veshur ka qenë ylli i serialit ‘Keep up with the Kardashians’ Kim Kardashian, por mesa duket ky model ka arritur edhe në Shqipëri, pasi këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka postuar disa foto para disa kohësh ku shfaqej e veshur me pallton e famshme të Max Mara, edhe pse është mjaft e ngrohtë dhe e bukur kjo pallto ka një çmim paksa të kripur pasi kushton pothuajse 1,740 paund një shifër jo e vogël për shqiptarët.


Por pavarësisht shifrës duhet të pranojmë se Jonida duket shumë bukur e veshur me të.
Burimi: Iconstyle.al


