Nga Shqipëria / E Premte 1 Korrik 2022, 13:01

Në një lidhje dashurie? Tayna kapet mat me futbollistin e njohur (Pamje)

Tayna është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private, por së fundmi kudo në rrjet po përflitet se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë disa foto të publikuara nga "Vipat e bllokut" në Insagram.

Në fotot në fjalë pretendohet të jetë Tayna (e njëjta veshje) me futbollistin Giovani Santoro. Dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa po bëjnë foto në Milano.

Ndërkohë reperja nuk ka reaguar ende mbi lajmet që po qarkullojnë.