Nga Shqipëria / E Premte 1 Korrik 2022, 10:10

'A do e falje tradhtinë?', Dojna nuk mund të ishte më e qartë se kaq: Kur ti lidh jetën me dikë...

Dojna Mema është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur nëse do e falte tradhtinë dhe moderatorja është treguar shumë e prerë në përgjigjen e saj.

"A do ta falje tradhtinë? Jo thjesht seksuale. Është më tepër se aq", i ka shkruar ndjekësi/ndjekësja. 

"E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë ai të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh nuk është e tillë", është përgjigjur Dojn.