Nga Shqipëria / E Premte 15 Dhjetor 2017, 18:06

Jonida Shehu i rikthehet televizionit, ja ku do ta shihni së shpejti moderatoren

Largimi i Jonida Shehut nga emisioni ‘Pasdite në Top Channel’ në mënyrë të papritur ishte një nga largimet më të bujshme në televizionet shqiptare për këtë vit. Kjo për shkak se pasi ajo iku nga ai emision përfaqësuesit ligjorë të televizionit në fjalë deklaruan se do të ngrinin padi ndaj moderatores për mungesën e profesionalizmit të saj në punë.

Ndërsa nga ana tjetër prezantuesja deklaroi se ajo nuk ishte aspak dakord për mënyrën sesi organizohej puna në atë emision, duke thënë se ky ishte dhe një shkak tjetër për largimin e saj.

Por mesa duket pushimet për Jonidën kanë mbaruar pasi sipas ‘Xing.al’ moderatorja do ti rikthehet ekranit dhe këtë herë ajo do të jetë pjesë e familjes së televizionit ‘Klan’ pasi Shehu do të vijë së shpejti me një emision të saj në ‘Klan Plus’.

Se për çfarë emisioni bëhet fjalë ende nuk dihet, por publiku me siguri mezi pret që ta rishikojë Jonidën sërish në ekranin e madh.