Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 23:11

Beniada flet për Donaldin dhe Beatrixën: Janë shumë të lumtur, ajo nuk...

Beniada ka bërë një bisedë viruale me ndjekësit në rrjete sociale, duke i pyetur këta të fundit se cfarë i bën të lumtur. "Donald dhe Trixa", i ka shkruar dikush, shoqëruar me një zemër të thyer pasi dyshja nuk janë më bashkë.

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, fli rehat,” i është përgjigjur Beniada duke qeshur.

Ndërkohë përgjigjja e modeles nuk është pritur dhe aq mirë. “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote", i ka shkruar dikush.

Beniada i është kthyer duke i thënë se Beatrixa nuk ka nevojë për askënd.

“Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”, është përgjigjur ajo.