Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 21:09

Ukraina shpall sanksione kundër Sirisë

Ukraina ka shpallur embargo tregtare kundër Sirisë dhe sanksione që synojnë persona juridikë dhe individë sirianë. 

Sankionet vijnë pas vendimit të Sirisë për të njohur dy republikat e vetëshpallura të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donbasit, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ukraina dënon fuqishëm vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur “të ashtuquajturën pavarësi të territoreve të pushtuara përkohësisht në Donetsk dhe Luhansk, njoftojnë autoritete ukrainase.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se vendi një aleat i Rusisë njeh pavarësinë dhe sovranitetin e republikave popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk” në Ukrainën lindore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas njoftimit.

Burimi: Abc News