Balerina Isida Mollaymeri ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur rreth “Big Brother VIP”.

“A do merrje pjesë në “Big Brother VIP”? Të imagjinoj duke gatuar, duke kërcyer”, e ka pyetur ndjekësi.

Isida nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, ama nuk e ka kursyer një thumb për ish-banorët. “Unë gatuaj shumë mirë… Kërcej shumë mirë thonë… Dhe më e rëndësishmja laj shumë mirë… se për këtë të fundit kishte shumë nevojë", ka shkruar ajo.




