Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 15:03

Kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën? Habit Cubi: Mund të jetë edhe ajo…

Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi, ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku është ngacmuar në lidhje me jetën personale. Aktorja në fillim refuzoi të fliste për këtë pjesë, por pranoi se është e dashuruar.

“Unë preferoj të mos flas për jetën time personale, nuk kam folur kurrë. Di vetëm të them që jam e dashuruar dhe kaq", tha Cubi.

Por më vonë gjatë një loje moderatorja Aulona Musta ka insistuar për të mësuar diçka në lidhje me personin që i ka rrëmbyer zemrën aktores.

“Unë e di që nuk do të flaësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai", i tha Aulona.

“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë", ia ktheu aktorja.

Burimi: panoramaplus