Nga Shqipëria / E Premte 15 Dhjetor 2017, 17:05

Shteti i largon, familja shqiptare pushton mediat gjermane

Një familje shqiptare është dëbuar nga Gjermania ditën e sotme pas 3 vjetësh qëndrim në atë vend dhe ky lajm ka bërë xhiron e të gjitha mediave gjermane.

Bëhet fjalë për Xhezo Ajazaj 31 vjeç dhe bashkëshorten e tij Artjola të cilët kishin pothuajse 3 vjet që banonin në Gjermani së bashku me 3 fëmijët e tyre Klara 8-vjeçe, Lejman 4-vjeçe dhe Karolina 6 muajshe.

Por ditën e sotme shteti gjerman ka vendosur që tu refuzojë atyre lejen e qëndrimit dhe ti kthejë në vendlindje, për këtë gjë kanë reaguar dhe shumë media gjermane që shkruajnë se edhe pse familja shqiptare ishte integruar shumë mirë në Berlin ata u dëbuan në 3 ë mëngjesit nga shteti dhe pak para Krishtlindjeve.

Komisioni i Vështirësisë rekomandoi që familja që jetonte në Gjermani për pothuajse tre vjet t’u jepej një e drejtë banimi.

Një artikull në prestigjiozen gjermane ‘Bild’ ka shkruar për këtë rast ku shprehet se “Babai është një punëtor i përhershëm, gruaja e tij kishte një pozicion trajnimi si një infermiere, pra e gjithë familja është e integruar mirë.”

Për këtë çështje ka folur edhe një pastor gjerman i cili shprehet i indinjuar për këtë veprim.

“Familja ishte e gatshme të largohej. T'i  trajtojmë tani si keqbërës është e pakuptueshme. Unë jam i tronditur.” Është shprehur pastori gjerman Reinhart Kraft

“Familja Shqiptare është përzënë dhe sipas legjislacionit ata nuk mund të shkojnë më në Gjermani për 2 vite pasi janë përzënë forcërisht nga Gjermania”ka përfunduar Bild.

Burimi: JOQ.al