Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 15:03

Bruno flet për herë të parë për ndarjen nga Ana: Mos të përmendë familjen time se…

Vetëm dy muaj pasi dolën çift nga “Përputhen”, Bruno dhe Florjana i dhanë papritur fund lidhjes së tyre. Së fundmi një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij.

“Çfarë i ke bërë Anës që s’do ta thotë vetëm e vetëm se respekton familjen tënde?”, i shkruan ndjekësi Brunos.

Ish-konkurrenti përgjigjet se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe se është i hapur që ajo të nxjerrë prova.

“Nuk kam dashur të flas se kjo çështje është mbyllur, por për cështje respekti i sugjeroj kujtdo:

1-mos të përmend familjen pasi veç tregon që s'ke respekt për mua e si rrjedhojë as për familjen.

2-Unë nëse s’kam folur për arsyet e bëj se kam respekt për zgjedhjen si timen si të saj si në dalje nga ai program, e në vazhdimin e jetës pas emisionit.

3- kushdo që do të flasë keq për dike, të nxjerr gps e prova, bujrum ti jap drejtim se ndjeksit mezi presin.

4-do iu lutesha mos të më bëni më pyetje rreth emisionit e çka ka shkuar, e rreth marëdhënies se krijuar aty. Jam Bruno Shemsho, jo veç Bruno i Për’puthen.”- shkruan ai.

Një tjetër ndjekës i rikujton Brunos disa postime të bëra në rrjetet sociale, duke e cilësuar “fajtor” për këtë situatë që është krijuar mes tij dhe Anës. 

“Kam bëre një intervistë para 1 jave që ende nuk ka dalë, ku kam thënë që unë përsëri i uroj gjithë të mirat, un jam në paqe me veten, nuk kam pasur aspak dëshire për kto lloj muhabetesh, smë kanë pëlqyer intervistat e ndarja e çështjeve të krevatit e gjërave personale, shpesh here me janë futur live fanpage e saj e kanë ofenduar madje, ndërkohe un grupeve + fanpage që kam i them mos bëni diçka as ironi as video me kunj. Jam quajtur besprem e dosido nëpër story dedikim nga vet ajo e s’kam reaguar aspak. Sot po reagoj veç se u përmend familja e po ushqeheni me gënjeshtra e inate pa lidhje, unë po iu jap serumin", shkruan Bruno.