Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 15:03

Noizy dhe Loredana në lokal, por shihni si reagon Mozziku (Video)

Disa ditë më parë Loredana dhe Noizy publikuan këngën e titulluar “Heart Attack”. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga publiku, mirëpo në rrjet nuk munguan as thashethemet se mes dyshes ka diçka më shumë.

Së fundmi, kudo në Tik Tok është bërë virale një video e Mozzikut. Ai ndodhet në lokalin e një hoteli, ku po dëgjohet me zë të lartë kënga “Heart Attack”. Reperi nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar normalisht bisedën me personat e tjerë në tavolinë.

Kujtojmë se ndonëse disa muaj më parë publikuan këngën “Bonjour Madame”, Mozzik dhe Noizy nuk janë më miq.