Nga Shqipëria / E Enjte 30 Qershor 2022, 11:11

Ronela do marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës?

Statusi i fundit i Ronelës në Twitter ka nxitur aludimet se këngëtarja do marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës. "Po sikur?", ka shkruar Ronela.

“Do futesh në Festivalin e Këngës përsëri?”, i komenton një fans.

“Mbretëresha do marrë pjesë në Festivalin e Këngës, do të shkëlqejë dhe do të fitojë përsëri. Dhe kësaj here do të fitojë edhe Eurovisionin”, komenton një tjetër. 

“Do marrësh pjesë në FIK dhe do të fitosh përsëri”, vazhdojnë komentet.

Edhe pse Ronela nuk është përgjigjur, komentet mbi Eurovisionin janë të shumta.

Ndërkohë këngëtarja nesër më 1 korrik do të publikojë këngën e parë në gjuhën italiane me titull “Caramel”.