Mbesa e madhe e ish kryeministrit, Sali Berisha, Desara Malltezi është një personazh që është kthyer në një nga më të përfolurat në vend, kjo për stilin e saj të veçantë në paraqitje por edhe për pamjen e saj që hera herës ndryshon.

Së fundmi ajo është shfaqur me një pamje paksa të guximshme, ku në njërën anë të flokëve ka bërë rasta, të cilat ka vendosur ti heq. Dhe për të gjithë ju që nuk e dinit rastat hiqen vetëm duke qethur gjithë pjesën e flokëve.

Kështu edhe Desarës i është dashur të qethë një pjesë të flokëve duke u shfaqur me një stil të ri. "Ku i kam rastat?" shkruan ajo në një foto të ruajtur nga 'Iconstyle'.

Ajo më pas ka bërë edhe disa postime të tjera ku shfaqet me pamjen e re, nga një anë flokë të gjatë ndërsa nga ana tjetër të qethura komplet. Pak e guximshme kjo paraqitje, por duke pasur parasysh tipin e Desarës një gjë e tillë është mese e zakonshme për të.





