Rashel Kolaneci menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në ‘Xing me Ermalin’ ku kishte rolin e velinës u bë një personazh mjaft i përfolur nga mediat online. Ajo tashmë vazhdon rrugëtimin e saj në ‘Procesin Sportiv ‘ ku me format dhe bukurin e saj tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Tashmë që jemi në prag festash duket se dhuratat e Krishtlindjeve kanë ardhur pak herët për bukuroshen Rashel.

Ajo ka postuar një foto në insta story ku na prezanton me dhuratën e saj të parë për festat.
Në foto shfaqet një beb i bukur të cilin nuk dihet nëse e ka nip ose të afërm, por ajo që dihet është se ardhja e tij e ka lumturuar shumë showgirl-in.

“Dhurata e parakohshme e Krishtlindjeve” ka shkruar Rasheli përmbi foto, duke treguar kështu lumturin e saj të madhe për këtë bebush.




