Nga Shqipëria / E Martë 28 Qershor 2022, 18:06

Verratit i prishen pushimet, futbollistit i vjedhin 3 milionë euro

Një ngjarje e keqe i ka ndodhur Marco Verratit, i cili ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij Jessica Aldi në Ibiza. Kampioni i Europës me Italinë ishte viktimë e një grabitjeje me një dëm prej 3 milionë eurosh.

Verratit i kanë vjedhur para, bizhuteri dhe orë. Në momentin e grabitjes nuk kishte asnjë person brenda rezidencës, e cila ndodhet në Ibiza.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës dhe denoncimi është kryer në komisariat në mëngjesin e sotëm.