Nga Shqipëria / E Martë 28 Qershor 2022, 16:04

Nami këtë verë: Elvana dhe Dhurata sjellin këngë bashkë

Elvana dhe Dhurata kanë konfirmuar sot se do të sjellin një këngë bashkë. Lajmet për një bashkëpunim ka disa ditë që qarkullojnë dhe mesa duket kanë qenë të vërteta.

Sot Elvana dhe Dhurata kanë zbuluar se të enjten në 23:59 do të publikojnë këngën e tyre bashkëpunim dhe paralajmërojnë fansat të bëhen gati.

"Të enjten, 23:59 Gatiiiiii", shkruajnë ato, por ende nuk kanë zbuluar titullin kështu që na mbetet të presim dhe dy ditë.