Nga Shqipëria / E Premte 15 Dhjetor 2017, 16:04

Ja si duket Marina Vjollca pa flokë të gjatë, moderatorja ndryshon look

Jemi mësuar që prezantuesen e njohur Marina Vjollca ta shikojmë gjithmonë me flokët e gjatë dhe biond, që janë kthyer në diçka simbolike për të, pasi në çdo dalje të saj publike ajo shfaqet me këtë look.

Por në disa postime që vetë Marina ka bërë pak minuta më parë ka habitur fansat pasi ajo shfaqet shumë më ndryshe se zakonisht.

Në fotot e publikuara në Insta Story, moderatorja shihet në një parukeri me flokët e prera.

Mesa duket Marina meqë po afron edhe viti i ri ka zgjedhur të bëjë një ndryshim në pamje e saj, por për këtë gjë do shohim se si do duket me look-un e ri të dielën në 'C’est la vie'.