Bojken Lako nuk e fsheh më lidhjen e re të dashurisë. Pasi publikoi pak kohë më parë një foto ku shfaqej me një vajzë, Bojkeni pranoi se është në një lidhje dhe tha se ndihet mirë.

Së fundmi "kryefjala.com" e ka fotografuar artistin krah bjondes simpatike.

I ftuar në "Wake up" kur është pyetur për foton që publikoi, Bojkeni tha se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

Artisti nuk dha asnjë informacion se kush është vajza në fjalë dhe nëse është figurë publike apo jo.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe...", tha ai.
