Nga Shqipëria / E Premte 15 Dhjetor 2017, 15:03

Çfarë po ndodh me Shpat Kasapin? Këngëtari habit fansat me pamjen e re

Shpat Kasapi edhe pse ka shumë kohë që nuk është  dhe shumë aktiv në tregun muzikor vazhdon ende të mbesë një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, dhe përherë lajmet për të përbëjnë shumë interes.

Ai ndonëse nuk është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, ditën e sotme ka përshëndetur fansat e tij me një postim i cili të themi të drejtën ka shkaktuar shumë komente.

Këngëtari është shfaqur me një pamje paksa më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. Ai dukesh që kishte shtuar disa kile më tepër dhe shihej shumë më i shëndoshtë.

Këtë gjë e kanë vënë re dhe ndjekësit e tij të cilët kanë komentuar të habitur se çfarë po ndodh me të.

“Qenke shëndosh more djalë” “O shpat sa je shendosh mo djalë”, “Qka je bo kshtu i trash more Shpat”, “O ma i miri ven sa je shendosh more djal zemra im” ishin disa prej komenteve të fansave të tij.