Nga Shqipëria / E Hënë 27 Qershor 2022, 18:06

Don Xhoni përfundon në polici, zbulohet arsyeja

Don Xhoni është shoqëruar në polici ditën e sotme. Gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Kalabria, Kosovë, atij i është gjetur një armë dhe fishekë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë,  pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,
Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I Dyshuari

Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Burimi: "Prive"