Nga Shqipëria / E Hënë 27 Qershor 2022, 16:04

Afrona rikthehet dhe jep lajmin e mirë

Dy ditë më parë Afrona Dika ra pre e një sulmi kibernetik. Ndjekësit u shqetësuan sepse nga Instagrami i modeles ishin fshirë të gjitha fotot dhe ishte vendosur një sfond i zi në profil.

"Prive" raportoi se Afronës i kishin vjedhur llogarinë dhe se ajo po përpiqej ta rimerrte. Dhe mesa duket ia ka dalë. Sot modelja është rikthyer për të dhënë lajmin e mirë se tashmë e ka në dorë llogarinë e saj në Instagram. 

“Përshëndetje të gjithëve. Tani profilin tim e kam sërish. Ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, shkruan Afrona, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës.

Kujtojmë që modelja së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave për ndarjen nga Blero.