Nga Shqipëria / E Hënë 27 Qershor 2022, 16:04

Tragjedi në Berat, nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë (Video)

Një ngjarje tragjike ndodhi në Berat këtë të hënë. Një grua dhe fëmija e saj rreth 6 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Antipatrea”. Pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Këto janë pamjet kur makina që drejtohej nga Klaudja Xhaferrajt, 30 vjeç dhe pasagjer ishte djali i saj 6 vjeç bie në lumin Osum në Berat. Për pasojë ata humbën jetën në aksidentin tragjik.

Siç duket në këto pamje, pasi 30-vjeçarja ka humbur kontrollin, makina është përplasur me kufizimet metalike të urës dhe ka përfunduar në lumë. Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj. Policia vijon të mbajë të rrethuar zonën dhe po kryhen këqyrjet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.