Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar. Ajo vuante prej kohësh nga kanceri i gjirit dhe nuk arriti ta fitonte dot betejën me sëmundjen.
Nëna e saj, Diana Çoku zbuloi tek "Rudina" se vetëm pak ditë përpara se e bija të shuhej kishte humbur edhe babain dhe nuk e mori vesh kurrë, pasi ishte shumë sëmurë.

Diana Çoku: Më 23 Mars mamaja ime iku dhe më datë 10 Nëntor i vdiq i ati Hueyda-s, në Arabi Saudite.
Rudina Magjistari: Sa ka qenë data kur vdiq Hueyda?
Diana Çoku: 23 Nëntor. Më 10 Nëntor i vdiq i ati. Mora lajmin…
Rudina Magjistari: Edhe Hueyda e mësoi si lajm?
Diana Çoku: Jo-jo-jo nuk i thamë Hueyda-s për arsye që ajo ishte shumë sëmurë. Më datën 23 Nëntor unë pata 3 vdekje brenda vitit. Ishte një vit shumë-shumë i rëndë për mua.

