Sipas Institutit Italian të Sigurimeve Shoqërore, komuniteti shqiptar përbën grupin më të madh të të huajve në forcë punëtore në shtetin fqinjë. Ata kanë deklaruar se janë rreth 250 mijë shqiptarë të cilët janë të punësuar në mënyrë të paligjshme në Itali por që paguajnë taksat dhe sigurime shoqërore.

Por Shqiptarët përveç se përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve ata renditen dhe si komuniteti i huaj me fuqi më të madhe ekonomike në Itali. Fondacioni ‘Leone Moresa’ ka treguar se shqiptarët që punojnë në Itali raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kjo shumë konsiderohet aq sa gjithë buxheti i shtetit ose sa 30 për qind e prodhimit kombëtar të Shqipërisë. Gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë në shtetet e huaj, janë një burim i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për vendet pritëse por edhe për arkën e shtetit tonë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të gjithë emigrantët në dhjetë vitet e fundit kanë dërguar 7 miliard euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Numri më i madh i tyre ka ardhur nga Greqia dhe Italia që janë edhe dy shtetet me numrin më të madh të shqiptarëve.
Burimi: Top Channel
