Nga Shqipëria / E Hënë 27 Qershor 2022, 15:03

Vajza e Bujar Nishanit kujton të atin me foton e veçantë kur ishte president

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani ka ndarë në Instastory një moment nga koha kur i ati ishte president, teksa kanë pozuar së bashku.

Ish-presidenti dhe vajza e tij kishin një marrëdhënie të ngushtë e kjo shihet edhe nga fotot që Fiona postonte në rrjete sociale ku shpesh shihej krah të atit.

Pak ditë më parë ajo publikoi dhe një foto nga fëmijëria ku shihej me babain e saj duke shkruar një mesazh prekës.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruante Fiona.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në 28 maj në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.