Nga Shqipëria / E Hënë 27 Qershor 2022, 11:11

Tiranë/ I riu e dhunon 23-vjeçaren, ajo godet policinë që të mos i arrestojnë të dashurin

Një 26-vjeçar me iniciale O. Xh. është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen. Kjo e fundit, së bashku me të atin kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për të penguar shoqërimin e 26-vjeçarit në komisariat.

Mbi 26-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Ndërsa për babain, 55 vjeç dhe vajzën, 23 vjeç rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Burimi: topchannel