Nga Shqipëria / E Diel 26 Qershor 2022, 23:11

'A je ende e virgjër?', Sindi i përgjigjet pyetjes që nuk i ndahet kurrë

Me hyrjen në “Përputhen” Sindi ra në sy të publikut pasi pranoi se i ishte përkushtuar shkollës dhe nuk kishte pasur kohë për një lidhje stabël, ndaj ishte e virgjër.

Që nga ai moment ish-konkurrentja është ngacmuar vazhdimisht rreth kësaj teme, ashtu si dhe së fundmi. Një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur nëse vazhdon të jetë e virgjër.

“Hahahahahah kjo pyetje e përsëritur! Më falni, t’iu pyes dhe unë: a duhet të jap llogari për këtë pjesë? Për çfarë iu intereson a jam, a s’jam? Pse iu ka ngelur kaq shumë peng kjo virgjëria? Kaq mit është bërë ditët e sotme? Puthje”, është përgjigjur Sindi.