Nga Shqipëria / E Premte 15 Dhjetor 2017, 14:02

Ja pse u dënua me burg dentisti italian i diplomuar në Shqipëri

Një dentist që ishte diplomuar në një nga universitetet private në Shqipëri i cili para disa vitesh  u mbyll nga qeveria, u arrestua në Itali për kryerje të detyrës në mënyrë të paligjshme.

Ai kishte marrë diplomën në Shqipëri nga i njëjti universitet i cili u bë i njohur për rastin e djalit të Uberto Bossit, por titulli i tij nuk i ishte njohur asnjëherë nga shteti Italian.

Sipas mediave italiane ai më herët kishte paraqitur kërkesën e tij për njohje të diplomës por ministria ia kishte mohuar. Djali kishte vazhduar të kryente punën e tij si dentist edhe pa diplomë dhe në këtë mënyrë ishte arrestuar kur ministria kishte dërguar një ekip kontrolli që zbuloi të vërtetën.

Djali i diplomuar në Shqipëri për dentist u arrestua nën akuzat për ushtrim abuziv të profesionit.

Ai është dënuar nga gjykata e Fanos  me dy muaj burg me kusht e bashkë me të edhe drejtorin sanitar të qendrës ku punonte, për kryerjen e të njëjtës shkelje.

Burimi: Syri.net