Nga Shqipëria / E Diel 26 Qershor 2022, 18:06

U përfolën për lidhje, Kida dhe Butrinti japin lajmin e mirë

Kida dhe Butrint Imeri janë përfolur shpesh për një lidhje, sidomos pasi dyshja publikuan këngën “Dale”, në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Që nga ai moment dy artistët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke nxitur aludimet. Ka mundësi që këto aludime të “rilindin” sepse Butrinti dhe Kida janë bërë sërish bashkë.

Kida ka publikuar një foto krah Butrintit duke njoftuar bashkëpunimin e rradhës. “Verë e nxehtë”, ka shkruar ajo krahas fotos, teksa këngëtari i ka komentuar: Uh çfarë vere! Fansat janë lumturuar nga ky lajm dhe kjo duket nga numri i madh i komenteve në foton e Kidës.