Nga Shqipëria / E Diel 26 Qershor 2022, 15:03

Incident në koncert, Stresi lëndohet në kokë

Stresit i ka ndodhur një incident në një koncert që ka mbajtur së fundmi. Reperi po bëhej gati për të dalë në skenë ku përplasi kokën me një pjesë hekuri që nuk e vuri re. 

Stresi duket se e mori me sportivitet situatën duke e anashkaluar atë që ndodhi duke u ngjitur direkt në skenë dhe nisi të performonte para publikut.

Edhe pse ky incident nuk e ka penguar atë që të performonte, nga pamjet shihet se Stresi është gërvishtur tek pjesa e ballit.