Filipinsja Fuschia Anne Ravena u kurorëzua Miss International Queen 2022 në një konkurs në Tajlandë, i cilësuar si konkursi më i madh dhe më i popullarizuar transgjinor në botë.

27-vjeçarja mundi 22 garuese të tjera për kurorën. Vendin i dytë dhe të tretë shkoi për garueset nga Kolumbia dhe Franca.

“Mesazhi im i parë për të gjithë është të përhapim dashuri, paqe dhe unitet, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme që ne bëjmë për momentin duke parë se çfarë po ndodh në botë tani,” tha Ravena e cila kishte veshur një fustan mbrëmjeje me shkëlqim argjendi.



