Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Qershor 2022, 23:11

Si kurrë më parë: Luana dhe Mc Kresha bashkë

Luanën dhe Mc Kreshën do i shohim bashkë. Dyshja kanë punuar së bashku për një këngë të re. Burime për “Prive”, kanë treguar se këngëtarja po përgatit një bashkëpunim për këngën e rradhës të projektit të saj “Thuaje” dhe artisti që ka zgjedhur është Kresha.

Dyshja e ka realizuar videoklipin dhe këto ditë është në fazën e montazhit. Projekti do të publikohet gjatë javëve në vijim. Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë dhe pritet të ketë shumë sukses.