Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Qershor 2022, 22:10

Pas ndarjes nga Fjolla, Fisniku në një lidhje me moderatoren shqiptare?

Pas ndarjes nga Fjolla Morina, Fisnik Syla po përflitet për një lidhje të re. Shkak janë bërë disa postime sinkron me moderatoren Ester Bylyku, e emisionit "Glamour zone".

Me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi, Fisnik ka ndarë një video dhe ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.

Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri. Me lokacion Belgjikën, ku qëndron biznesmeni ajo ka thënë se “po vjen shpejt”.

Mbetet për t'u mësuar ç'po ndodh mes dyshes.