Tashmë dihet se këngëtari i njohur Stine është në një marrëdhënie me një femër të quajtur Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë të vogël që quhet Estia.

Megjithatë pas lindjes së vajzës së tyre Graciela dhe Stine nuk u panë më bashkë në publik. Por mesa duket ata kanë vendosur që tashmë të rrinë më shumë kohë bashkë, madje Graciela ka filluar ta shoqërojë këngëtarin edhe në eventet e ndryshme që organizohen.

Së fundmi ata janë parë së bashku në festën pas festivalit të ‘Kënga Magjike’, ku dhe Stine konkurroi me këngën ‘Ma more zemrën’. Ata dukeshin mjaft të lumtur në praninë e njëri-tjetrit, dhe mund të themi se janë një çift shumë simpatik.
Burimi: Story.al



