Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Qershor 2022, 18:06

Roberti dhe Laureta nisin pushimet e para si çift, ja ku ndodhen

Roberti dhe Laureta kanë marrë disa ditë pushimi. Çifti po i kalon pushimet e tyre të para në Bodrum të Turqisë, por nuk janë vetëm.

Ata kanë zgjedhur që këto ditë pushimi t’i kalojnë me një grup miqsh. Roberti e Laureta që kanë postuar foto krah miqve e më pas duke festuar në mbrëmje.

Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike muajin e kaluar duke treguar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze.

I ftuar së fundmi në “Why not”, ai nuk ngurroi të fliste për bukuroshen duke treguar se ajo është e gjatë dhe kur vesh taka ia kalon atij.