Ditën e djeshme maturantët kanë dhënë provimin e fundit të maturës shtetërore, lëndën me zgjedhje. Ata e kanë konsideruar tekstin të vështirë, teksa ditën e sotme janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Maturantët kërkojnë ripërsëritje të testit pasi sipas tyre pyetjet kanë qenë jashtë programit.
"Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë ccka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, është shprehur një maturante.
