Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Qershor 2022, 00:12

Gruaja mëson pas 10 muajsh se burri i saj është në të vërtetë një grua

Një grua në Indonezi me emrin NA ka mësuar se burri i saj prej dhjetë muajsh është në fakt një grua, pavarësisht se çifti kishin kryer marrëdhënie intime. Partneri i 22-vjeçares, Ahnaf Arrafif pretendonte se ishte një neurolog i diplomuar në Nju Jork.

Çifti u njoh fillimisht në një aplikacion takimesh dhe më pas u takuan personalisht. 22-vjeçarja mori propozimin për martesë vetëm pas disa javësh takim dhe prindërit e saj dhanë bekimin e tyre, raporton Tribun News. Por katër muaj pas martesës së tyre, familja e të resë filloi të dyshonte për bashkëshortin e saj.

Ahnaf nuk e prezantoi kurrë familjen e tij dhe dukej që po gënjente se ishte një mjek i kualifikuar. Ishte nëna e vajzës që dyshoi dhe i kërkoi Ahnafit të zhvishej për të provuar se ai ishte me të vërtetë burrë. Në atë moment, Ahnaf zbuloi se ai ishte në të vërtetë një grua e quajtur Erayani, e cila kishte gënjyer për gjithçka, përfshirë punën e saj.

NA e paditi "bashkëshortin" dhe tha në gjykatë se nuk kishte dyshuar kurrë se personi me të cilin u martua ishte burrë derisa nëna e saj filloi të dyshonte në marrëdhënien e tyre.

Ajo tha se ata kishin qenë 'intim' shumë herë, por partneri i saj përdorte vetëm duart.

Burimi: Dailymail