Nga Shqipëria / E Premte 24 Qershor 2022, 23:11

Tronditëse/ Refuzoi propozimin për martesë, 21-vjeçarja vritet me thikë në mes të rrugës

Naira Ashraf Abdel Qader një vajzë e re nga Egjipti është goditur me thikë për vdekje në mes të ditës, jashtë Universitetit Mansoura. 21-vjeçarja u godit me thikë nga i akuzuari, i identifikuar si Mohammed A, një student në Universitet.

Videoja e ngjarjes së tmerrshme dhe fotot e trupit të saj të ndjerë janë bërë virale në rrjetet sociale. Vrasja e Naira Ashraf Abdel Qader ka tronditur opinionin publik në të gjithë Egjiptin. Naira thuhet se e kishte refuzuar propozimin e studentit, i cili i zemëruar e goditi me thikë në qafë dhe në trup disa herë në mes të ditës. 

Naira Ashraf Abdel Aqder sapo kishte filluar të fitonte një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale pasi vendosi të ndiqte një karrierë në modeling. Raportohet se Naira po ngacmohej vazhdimisht nga i akuzuari Mohammed A në rrjetet sociale, duke i kërkuar dorën për martesë. Pas ngacmimeve, ajo e kishte bllokuar studentin në rrjetet sociale. Babai i Nairas zbuloi se ajo po përndiqej dhe se familja kishte raportuar në polici për kërcënimet e tij të përsëritura. Mësohet se policia nuk bëri asgjë, gjë që çoi në këtë ngjarje të tmerrshme dhe një jetë të humbur.

Autoritetet e kanë identifikuar të akuzuarin si student i vitit të 3-të të Arteve në të njëjtin universitet. Kalimtarët zbuluan se Naira u godit me thikë para portës së universitetit kur ajo po shkonte në stacionin e autobusit për të marrë autobusin për në shtëpi. 

Përdoruesit e rrjeteve kanë vërshuar  me mesazhe dhe postime që kërkojnë Drejtësi për Naira Ashraf.