Prej kohësh përflitej për një ndarje midis prezantueses Bora Zemani dhe Dj Vin Veli , ndarje për të cilën asnjë nga ata nuk ka preferuar të konfirmojë ose mohojë. Por ditën e djeshme ka qenë Vin Veli ai i cili i ka sqaruar të gjithë. Ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka pranuar se ai dhe Bora janë ndarë përfundimisht.

“Unë dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë, si gjithë lidhjet që nisin mirë dhe nga rrethanat, koha, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë për të vazhduar më tej.”-u shpreh DJ-i i njohur.

Por menjëherë pas intervistës së Vin Velit ka reaguar edhe vetë Bora, me anë të një fotoje provokuese ku shfaqet mjaft joshëse dhe sexy. Në përshkrimin e fotos ajo ka shkruar: “Ajo e besonte se mund t’ja dilte dhe e bëri”.
Me anë të kësaj fotoje ajo ka mahnitur ndjekësit e saj të cilët nuk ngurruan ta komplimentonin për pamjen.




