Nga Shqipëria / E Premte 24 Qershor 2022, 22:10

'Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty', me lot në sy, Fifi sqaron deklaratën e bujshme

Ditën e sotme debati i Fifit me Zhaklin Lekatarin ka qenë në qendër të vëmendjes. Zhaklin e konsideroi si të neveritshme deklaratën e Fifit për Adisin, "Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty".

Përplasja e tyre vazhdoi me postime të njëpasnjëshme, ndërsa së fundmi Fifi ka bërë një video live ku ka sqaruar deklaratën e saj. Ajo ka thënë se e ka pasur fjalën "më fal që nuk jam treguar më e rezervuar mediatikisht" dhe jo për jetën seksuale.

"Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.

Më fal që nuk e ruajta veten për mos me dhënë deklarata poshtë e lart për njerëz të gabuar, më fal që nuk e ruajta veten dhe thashë fjalë më shumë se c'duhet në media, më fal që nuk e ruajta veten jo për historitë e mia, jo për të kaluarën time, se e kaluara më ka bërë personin që jam sot, por më fal që nuk kam qenë njeri më i rezervuar dhe e kam dhënë gjithcka haptazi. 

Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si  jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.

Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga varri dhe u dashka të çohen edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke. Nëse është marre me tregu që je dashuruar, marrja ime më mbuloftë dhe më marrtë fytyrën", është shprehur Fifi me lot në sy.