Nga Shqipëria / E Premte 24 Qershor 2022, 20:08

Vazhdon sherri/ Zhaklin i kundërpërgjigjet Fifit: Artiste tallavaje...

Zhaklin Lekatari reagoi ashpër ndaj dedikimit që Fifi i kishte bërë Adisit. Sipas saj, këngëtarja po jepte mesazh të gabuar me pjesën që gratë duhet ta ruajnë veten vetëm për një burrë.

Ajo u shpreh e neveritur, teksa nuk mungoi dhe një përgjigje nga Fifi. (Lexo këtu)“Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti", postoi këngëtarja në Instastory.

Zhaklina nuk e ka lënë me kaq sepse ka vijuar me një postim tjetër. Ajo e ka quajtur Fifin artiste tallavaje. "Artiste tallava. Të puth thagëm", ka shkruar Zhaklina duke etiketuar dhe Fifin.