Eni dhe Genci po presin fëmijën e tyre të parë dhe së shpejti çifti do bekohen me një vajzë. Eni është 6-muajshe shtatzënë dhe gjatë kësaj kohe ishte treguar e kujdesshme me fotot që ka postuar në Instagram.

Por tani barku i rrumbullakosur i Enit është i dukshëm dhe këngëtarja nuk e ka fshehur në postimin e fundit në Instastory, ku shfaqet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë.

Çifti e konfirmoi lajmin muajin e kaluar përmes videoklipit “Ama”, ku në fund shfaqën momente nga babyshower dhe zbuluan se do bëhen me vajzë.



