Nga Shqipëria / E Premte 24 Qershor 2022, 18:06

Keni bërë plane për plazh? Hidhini një sy motit

Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qendrueshme të ajrit. Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore. Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Burimi: abcnews