Zhaklin Lekatari reagoi ashpër ndaj dedikimit që Fifi i kishte bërë Adisit duke u shprehur se është ndjerë “e neveritur”. Sipas saj këngëtarja po jep një mesazh të gabuar me pjesën ku thotë se do të donte ta kishte ruajtur veten vetëm për Adisin.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla", tha Zhaklina.
Pak më parë ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila i është përgjigjur me një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti", thuhet në postim.






