Fifi i bëri sot një dedikim romantik Patrisit duke shkruar se do të donte ta kishte ruajtur veten vetëm për të. Pikërisht kjo fjali ka nxitur reagimin e Zhalkin Lekatarit.

Përmes disa videove, Zhaklina ka thënë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares dhe se sipas saj po jep një mesazh të gabuar.
“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.
Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklina.
