Nga Shqipëria / E Premte 24 Qershor 2022, 10:10

'Kujtoj netët e zjarrta por s'jemi bashkë', Blero nxjerr këngën e re dhe qenka fiks për Afronën (Video)

Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës, por të dy kanë qëndruar në heshtje gjatë kësaj periudhe, duke preferuar të mos komentojnë mbi ndarjen.

Megjithatë, Blero ka publikuar së fundmi një këngë dhe ndjekësit janë të bindur që i dedikohet Afronës. Kënga mban titullin 'N'heshtje' dhe vajza në klip është bjonde me sy blu, njëjtë si ish-partnerja e tij.

"Humba në sytë e tu, mendjen m'ke tranu, m'ke tranu. Hajde mo lej kto rrena, unë e di mu m'ke mrena ti, moj dashni. T'kam n'mend kur po vjen nata, kujtoj netët e zjarrta por s'jena bashkë, s'jena bashkë!", këndon Blero mes të tjerash.