Nga Shqipëria / E Enjte 23 Qershor 2022, 22:10

Përfundon në spital aktori i serialit “H.O.T”

Teksa të gjithë presim me padurim rikthimin në ekran të serialit “H.O.T” me sezonin e tij të dytë, një e lajm i keq na vjen nga një prej aktorëve. Bëhet fjalë për Endri Çelën, i cili luan rolin e Jorgos, asistenti i Alketës (rol i luajtur nga Inis Gjoni).

Endri ka postuar në Instastory një foto ku tregon se ka përfunduar në spital i infektuar me Covid. Aktori shfaqet duke marrë serum teksa ka vendosur në sfond një këngë italiane.

Shpresojmë që Endri të bëhet mirë sa më shpejt dhe mezi presim ta shohim në “H.O.T” me batutat e tij dhe skenat komike.